Gjykata e Apelit i zvogëloi dënimet për të dënuarit e rastit “Spiuni”

Gjykata e Apelit i ka pranuar ankesat e të akuzuarve në lëndën “Spiuni” dhe e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale në pjesën e lartësisë së dënimit, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, të akuzuarit të parë, Marjan Efremov, dënimi prej 15 vjetëve i është zvogëluar dhe i është shqiptuar dënim prej 10 vjet e gjysmë.

Ixhet Abdi, i dënuar me 4 vjet burg, i është zvogëluar për 6 muaj. Aleksos Angellovskit i është zvogëluar dënimi nga 4 vjet, në 3  gjysmë.

Të akuzuar, Mirosllav Zafirovski i është zvogëluar dënimi për 3 muaj dhe tani e ka dënimin 3 vjet dhe Bllagoja Cvetkovskit i është zvogëluar dënimi për 3 muaj.

Miqo Naskovski, i dënuar me burg prej 4 vjetëve i është ndryshuar nga 4 vjet, tani në 2 vjet e 11 muaj.

Ish gjenerali Goran Stojkov, i cili ishte i dënuar me burg prej 9 vjetëve, Gjykata e Apelit e ka dënuar me burg të kushtëzuar prej 1 vjetëve, transmeton Portalb.

Vllatko Stamatovski është dënuar me dënim prej 3 vjetëve.

Ish shefi i Agjencisë për Parandalim të Larjes së Parave dhe Financim të Terrorizmit, Vane Cvetanov, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit është i dënuar me burg të kushtëzuar prej 2 vjetëve, nëse në 5 vjetët e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Aleksandar Dinevski, i cili ishte i dënuar me 4 vjet e gjysmë burg, me vendim të Gjykatës së Apelit është i dënuar me 3 vjet e 6 muaj.

Dënim të kushtëzuar i është dhënë edhe të akuzuarit, Aco Vuçiniq, dënimi i të cilit ishte 2 vjet e gjysmë burg, ndërkaq Gjykata e Apelit tani i ka shqiptuar 2 vjet burg të kushtëzuar në afat prej 5 vjetëve.

I akuzuari, Cvetan Damjanovski është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg prej 2 vjet e 4 muajve, përcjellë Portalb.

I Akuzuari Zhivko Petrovski, Toshe Kushinovski dhe Kiril Solkov janë të dënuar me dënim të kushtëzuar prej 2 vjetëve në afat prej 5 vjetëve, nëse nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

Në dënimet e shqiptuara, llogaritet edhe koha të cilën të akuzuarit e kanë kaluar në paraburgim ose paraburgim shtëpiak.

Përveç, zvogëlimit të dënimeve, Gjykata e Apelit për rastin “Spiuni”, për të akuzuarin Gjeorgi Haxhi Micev, procedurën e kthen përsëri në gjykim.

Në aferën “Spiuni”, të akuzuarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “shoqërim kriminel”, “spiunim”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “shantazh”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button