LSDM: Shkupi 2014 hëngri 4446 kopshte, Gruevski gënjen, në Buxhet nuk ka para për të reja

Partia Lidhja Sociale Demokratike e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski se do të ndërtojë për tre vite e gjysmë, në vlerë prej 25 milionë eurosh, duke thënë se janë premtime të rreme.

“Në projekt-Buxhetin për vitin 2017 askund nuk përmenden 140 kopshtet  fëmijësh të cilat i akuzuari Gruevski premtoi se do të ndërtojë për tre vite e gjysmë, në vlerë prej 25 milionë eurosh. Në projekt-Buxhetin për vitin 2017, për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e kopshteve, për tre vitet e ardhshme, ka vetëm një milion e dyqind e nëntëdhjetë mijë euro. Me fjalë të tjera, Nikolla Gruevski përsëri gënjen.” tha Damjan Mançevski nga LSDM.

Sipas tij, Gruevski nuk mundet as të premtojë, as të zbatojë projekte në interes të qytetarëve.

“Me vite, ai është duke i hedhur paratë e qytetarëve për luks që ka ngrënë mijëra kopshte fëmijësh. Vlera e gjithë projektit Shkupi 2014 tejkaloi 667 milionë eurosh. Këto para hëngrën 4.446 kopshte. Projekti prapa meje, të cilin e quajmë Rrota e çmendurisë, vlen 19 milionë euro. Kjo do të thotë se me këtë shumë parash do të ishin ndërtuar 126 kopshte për fëmijë. Pas dhjetorit, Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja, do të miratojë një Buxhet të ri në tërësi, i cili në vend të parë do të vendosë nevojat e qytetarëve. Do të sigurojmë mjete për kopshte të reja. Për vende pune të reja me paga më të larta, dhe për përkrahje të reja për ndërmarrjet vendase.” tha Damjan Mançevski nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button