Çfarë ndodh po t’i afrohesh “Zonës 51”? (VIDEO)

Për ata që kanë qenë të vëmendshëm, “Zonën 51” mund të kenë hasur nëpër disa filma hollivudianë, ku përshkruhet si një zonë tepër sekrete e mbrojtur nga ushtria amerikane.

Për këtë zonë është folur e shkruar aq shumë sa sot është e vështirë të ndash të vërtetën nga thashethemet. Tek grupi i dytë futen edhe artikuj apo “studime” që thonë me bindje se në këtë zonë ushtria amerikane ruan provat më bindesë që vërtetojnë ekzistencën e alienëve; teknologjinë e tyre.

Këto janë zëra, por ku ka zë, s’është pa gjë dhe këto zëra u përforcuan së fundmi edhe nga një incident që përfshiu dy të rinj me motoçikleta që u ndaluan nga ushtarë të armatosur në hyrje të “Zonës 51”.

Dyshja e motoçiklistëve sfidoi një tabelë që i paralajmëronte se në këtë zonë, ushtria ishte e autorizuar që të përdorte armët e zjarrit ndaj kujtdo që shkelte në këtë hapësirë.

Dhe nuk kaluan shumë metra kur përpara tyre u shfaqën nga hiçi dy ushtarë të armatosur, që pasi i kontrolluan u thanë: “Zhdukuni nga këtu!”.

“Zona 51” është një bazë ajrore e ushtrisë amerikane në një zonë të thellë të Nevadas. Për konspiracionistët në të strehohet teknologjia aliene, ndërsa zyrtarisht autoritetet thonë se shërben si një bazë testimi për avionët, duke nisur që nga U2, SR-71 e deri tek bombarduesit e padukshëm. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button