5 këshilla që qepët mos të të bëjnë më “të qash”

Nëse të pëlqen të gatuash, kjo me siguri të ka ndodhur më shumë se një herë: pret një qepë dhe është e pamundur të ndalësh të qarët. Siç dihet, lotët shkaktohen nga enzimat që përmbajnë qepët, të cilat çlirohen pas prerjes dhe pasi bien në kontakt me sytë, çlirojnë acidin sulfurik – nga djegiet e të cilit shkaktohen lotët.

Është diçka e çuditshme, por herën tjetër që do ndeshesh me të njëjtën gjë, do të ndjehesh më mirë dhe pa lot, nëse ndjek njërën prej këshillave të mëposhtme.

Fatmirësisht, ka disa mënyra për ta shmangur këtë reagim të përditshëm të amvisave.

“Qetësoji qepët!” Duke i lënë për të paktën 10 minuta në frigorifer ose edhe në ujë, qepët prodhojnë më pak enzima dhe shkaktojnë kështu më pak lot.

Përdor një thikë të mprehtë. Enzimat lëshohen kur qelizat e qepëve shtypen ose thyhen. Një prerje e pastër me thikë të mprehtë ka më pak gjasa për të çliruar enzimat që shkaktojnë lot.

Fryji qepëve. Nëse i fryn ajrit që të afrohet në fytyrë, largon edhe enzimat që të shkaktojnë lot në sy.

Qëndro pranë një freskueseje (kondicioneri) ose pranë dritares. Edhe kjo mënyrë është për të mbajtur sa më larg ajrin nga fytyra.

Mbaje gjuhën jashtë. Mund të duket qesharake, por nëse e bën këtë, enzimat do të përthithen nga goja dhe jo nga sytë.

Do të provosh ndonjë prej këtyre mënyrave të thjeshta?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button