“Diaspora INVEST” në Tetovë

Nën patronatin e Ministrit për Investime të huaja Arlind Zeqiri në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Qendrën për zhvillim të rajonit të Pollogut, GIZ’it dhe UNDP, me datë 14.10.2016 e premte, në hapësirat e Restaurantit “Arra” në ora 14:00 për së pari herë do të organizohet biznes forumi “Diaspora INVEST.

Qëllimi i këtij eventi është prezentimi i start-up fondeve të cilat jepen nga shteti Zviceran për të lehtësuar investimet nga mërgata jonë, të cilet kanë interesim për të investuar në vendin tonë si dhe prezentimi i ofertës nacionale për investime të huaja.

Iniciatori i këtij eventi, Ministri për Investime të huaja Arlind Zeqiri së bashku me institucionet e lartë përmëndura, do ti mbështesë në kontinuitet të gjitha negociatat që po zhvillohen me institucionet dhe kompanitë për t‘i mbushur kërkesat e tyre, deri në aktin përfundimtar të zyrtarizimit të investimeve të tyre në vendin tonë.

Synimi i biznes-forumit “DiasporaINVEST” – është inkurajimi i mërgatës me qëllim informimi i tyre në sferën e zhvillimit ekonomik të rajonit të Pollogut, që është një potencial ekonomik i Republikës së Maqedonisë.

Vlen të theksohet që pjesë e forumit do të jenë edhe disa kompani të rëndësishme të cilat kanë fituar këtë start up fonde dhe operojnë tani me suksess në Maqedoni, ndërkaq pjesë e panelit do të jenë përfaqësuesja e UNDP-së Louisa Vinton, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe ambasadorja zviceriane në Shkup Sybille Suter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button