Maqedoni, filloi procedura hetuese kundër një nëpunësi doganor

Prokuroria e Shkupit në bashkëpunim me SPB Shkup – Sektori për krim ekonomik filloi procedurë hetuese kundër një personi, të punësuar në kohë të pacaktuar si doganer në sektorin e doganës në Bllacë.

Siç kumtoi sot Prokuroria publike e RM-së, i dyshuari ngarkohet se më 08.10.2016 në orën 06:50 në sektorin e doganës “Bllacë” ka kërkuar dhuratë nga një person i dëmtuar që të mos kryejë veprime zyrtare, që duhej t’i kryejë në pajtim me rregullat doganore.

Pas marrëveshjes paraprake me telefon, të dy janë takuar në kafene në një qendër tregtae në Shkup dhe i dëmtuari ia pagoi paratë, me ç’rast i dyshuari është kapur në vendin e ngjarjes nga persona të autorizuar zyrtarë të MPB-së.

I dyshuari ngarkohet ser ka kryer vepër penale “rryshfet” për çka parashikohet dënim me burg prej katër deri 10 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button