Diskriminim frapant i KAM Marketit ndaj shqiptarëve!

Shqiptarët ndjehen të diskriminuar nga shpallja e fundit për punë të cilën e publikoi marketi KAM.

Ky market në Tetovë para disa ditëve kishte kërkuar arkëtarë mirëpo, kushte të cilat duheshin të plotësohen, dallonin për konkurrentët maqedonas dhe ata shqiptarë.

Në fotografinë e më poshtme mund të shihni edhe vetë se për kandidatët maqedonas KAM kërkon që të kenë të mbaruar shkollimin e mesëm, të jenë të sjellshëm dhe komunikativ, të njohin punën me kompjuter dhe mos të jenë më të moshuar se 40 vjeç, kurse për kandidatët shqiptarë kërkohet që të kenë të mbaruar shkollimin e mesëm, por në kllapa është shtuar se ata duhet të kenë sukses të shkëlqyeshëm, të jenë të sjellshëm dhe komunikativ, të mos jenë mbi 40 vjeç, dhe për dallim nga kandidatët maqedonas atyre nuk u kërkohet të dinë punën me kompjuter, por të kenë të mbaruar shërbimin ushtarak.

Qytetarët shqiptarë në Shkup vlerësojnë se këtu janë shkelur të drejtat e njeriut sepse nuk trajtohen të gjithë njësoj.

“Kur një market i thjesht bën kësi lloj diskriminimi, çfarë të presim nga të tjerët. Është me të vërtet turp për ata që i kanë vendosur këto kritere unë nuk pajtohem. Konkursi, shpallja duhet të jetë e njëjtë për të gjithë”, tha për Portalb qytetari Veton S. nga Shkupi.

Qytetarët po ashtu apeloi që shqiptarët të bojkotojnë këtë market.

“Bëj apel që shqiptarët në Shkup Tetovë apo ku do që ndodhen të mos blejnë në KAM. Përderisa ata na diskriminojnë neve, edhe ne duhet të ju kthejmë me bojkot, duke refuzuar produktet e tyre”, tha një tjetër shkupjan.

Sa i përket punëtorëve ata nuk dinë dhe nuk kanë kompetenca që të përgjigjen për këtë shpallje, kurse nga drejtoria e këtij marketi nuk japin informacione apo përgjigje lidhur me këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button