Bardhi: Jam gati të jap maksimumin ndaj Skocisë

Futbollisti shkupjan i Upjestit të Hungarisë Enis Bardhi i cili është një nga figurat kryesore të reprezentacionit të Maqedonisë U21, ka lënë pas vete lëndimin që e kishte përcjellë kohën e fundit dhe është gati për të dhënë maksimumin në ndeshjen e nesërme të vlefshme për KE Poloni 2017. Maqedonia në ndeshjen e fundit duhet të shënojë fitore ndaj Skocisë në stadiumin “Filipi i Dytë”, në ndërkohë Ukraina duhet ta ndalë në fushë mysafire Islandën.

Gjasat për balotazh janë minimale, shkaku që duhet të ketë disa rezultate në ndeshje të ndryshme që do ti konvenonin Maqedonisë. Reprezentacioni i Skocisë vjen në Maqedoni me ekip të kombinuar, por Bardhi ka thënë se për te dhe ekipin është më e rëndësishme që të fitojnë dhe të kryejnë punën e tyre me nder.

“Më rëndësishmja është që po ndjehem shumë mirë, gjatë ditës së djeshme kanë stërvitur me kapacitet të plotë dhe nuk kisha asnjë problem. Sigurisht se nesër është një ndeshje me shumë peshë për ne, por do të them se nuk dallon nga ndeshjet tjera, pasi të gjitha kanë qenë të rëndësishme dhe të gjitha sjellin emocionet e veta. Jemi përgatitur mjaft mirë, pasi e dimë se na pret një duel i vështirë, andaj të gjithë do të japim maksimumin që të marrim fitoren e radhës”, ka thënë për PORTALB.mk, Enis Bardhi. Ndeshja Maqedonia – Skocia luhet nesër (11 tetor), me fillim nga ora 18:45 minuta në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button