Po zgjidhet gjykatës nga Maqedonia për në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut

Zgjedhja e gjykatësit nga Republika e Maqedonisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është njëra nga pikat e sesionit të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), e cila do të fillojë në Strasburg dhe do të zgjasë deri më 14 tetor, njofton Portalb.

Komisioni për zgjedhjen e gjykatësve në APKE, më parë i ka shqyrtuar kandidaturat e tre kandidatëve nga Maqedonia. Në mbledhjen e mbajtur javën e kaluar, më 29 dhe 30 shtator në Paris, ka pasur bisedime me kandidatët, pas së cilës me shumicë  të ngushtë nga votat, përparësi iu dha gjykatëses Natasha Gaber – Damjanovska, përpara kolegut të saj, Jovan Ilievski.

Votimi i për gjykatës është i fshehtë dhe rrethi i parë fillon nesër në mëngjes, ndërkaq për rrethin e dytë është paraparë që të votohet të mërkurën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button