Shkëndija testoi Michelin dhe Nedelkoviqin në fitoren ndaj Vëllazërimit

Ekipi  Shkëndijës pauzën në kampionat për shkak të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’ e kanë kompensuar me zhvillimin e ndeshjes kontrolluese me anëtarin e Ligës së Dytë të Maqedonisë, Vëllazërimin e Kërçovës. Shkëndija luajti me formacion të kombinuar me mungesë të lojtarëve që janë të angazhuar në përfaqësueset A dhe U 21 të Maqedonisë, ndërsa në këtë ndeshje u provuan argjentinasi Cheche Micheli dhe Filip Nedelkoviq.

Momenti vendimetar i takimit ndodhi në minutën e 18-të kur Demir Imeri harkoi fortë para zonës, ndërsa Ajradin Cuculi duke dashur të pastrojë dërgoi topin në rrjetë të gabuar për epërsi 1:0  të Shkëndijës, që në fund u tregua të jetë rezultati vendimtar i takimit.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet kryen më shumë zëvendësime, duke u dhënë shans për të luajtur të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion. Gjithsesi, Shkëndija fitoi 1:0, ndërsa dy ekipet kishin mundësi për të mbajtur formën garuese të futbollistëve në këtë pauzë dy javore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button