Politikat ekonomike në fokusin e takimeve të Minoskit në Uashington

Ministri i Financave Kiril Minoski ka qëndruar në Uashington ku ka marrë pjesë në Takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, njofton MIA.

Minoski realizoi shumë takime me investitorë të cilët janë blerës ekzistues të euroobligacionit që i jep Republika e Maqedonisë, si dhe me përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore me të cilët ka biseduar për politikat ekonomike që i zbaton Qeveria e Maqedonisë, si dhe për projektet e ardhshme të cilat do të kushtëzohen me qëllimet që i paraqesin këto dy institucione ndërkombëtare.

 “Pjesa më e madhe e prioriteteve që i ka Qeveria e Republikës së Maqedoni në ekonomi tërësisht janë harmonizuar me prioritetet e Bankës Botërore. Mendojmë për projekte në të cilat fokusi kryesor do të jetë zhvillimi i sektorit privat, lidhshmëria e kompanive vendore me kompanitë në zonat e lira ekonomike në sferën e ndërtimit të rrugëve, përforcimit të efikasitetit energjetik, si dhe për projekte me të cilat do të kontribuohet në digjitalizimin e projekteve që i ofron Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Minoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button