Shtëpia shëndetësore – Shkup me mirënjohje për institucion më të mirë mjekësor në rajon dhe medalje për menaxher të vitit

IPSH Shtëpia shëndetësore-Shkup në Forumin e Biznes asociacionit evropian për cilësi të lartë dhe menaxhment që u mbajt në Kanë, Francë, e fitoi mirënjohjen për institucion më të mirë mjekësor në rajon, ndërsa drejtoresha Tatjana Baevska Vuçkoviq mori medalje për menaxhere të vitit, njofton MIA.

Siç kumtoi sot Shtëpia shëndetësore-Shkup, Baevska Vuçkoviq  në fjalimin në forum ka folur për shfrytëzimin racional të mbrojtjes të specializuar shëndetësore, si filtër i shëndetit tercial.

Në forumin në të cilin kanë marrë pjesë 62 përfaqësues nga një numër i madh i vendeve, Baevska Vuçkoviq u përqëndruan në planet strategjike, afrimin e shërbimeve shëndetësore deri te shfrytëzuesi i shërbimeve sipas vendbanimit, vendosjes së sistemit elektronik shëndetësor, aktiviteteve të shumta parandaluese programuese, përforcimin dhe modernizimin e kapaciteteve të institucionit dhe tërë kjo e konfirmuar me pothuajse 1 milionë shërbime shëndetësore në vitin 2015.

Në vitin 2015, nënvizohet, janë vendosur vaksina polivalente dhe në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, është realizuar përfshirje e lartë prej 48 për qind, me çka arrihet imunitet kolektiv si çelës i shëndetit publik.

Në forum u prezantuan projektet “Termini im”, “Alo doktor” dhe “Mjeku rural”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button