Si t’i eliminoni aknet, mënyra e duhur

Aknet dhe poret e hapura janë disa probleme të cilat i vuajnë një pjesë shumë e madhe e femrave në botë.

Ato shkaktohen si pasojë e një sërë faktorësh si përdorimi i produkteve kozmetike të papërshtatshme, ngacmimi i fytyrës kur ju dalin puçrra, stresi apo lloji delikat i lëkurës.

Është shumë e rëndësishme që t’i trajtoni aknet dhe poret e hapura sepse nëse nuk trajtohen mund të mbesin në fytyrë për një kohë shumë të gjatë.

Kanellë dhe mjaltë:

Përzieni 1 lugë gjelle kanellë me një lugë gjelle mjaltë organik deri sa të formohet një masë homogjene pak e ashpër. Aplikojeni në zonat problematike të fytyrës dhe masazhojeni me lëvizje rrethore.

Kanella është një antioksidant që shkatërron radikalet e lira dhe shërben si “gërryese” e butë për të hequr lëkurën e vdekur. Mjalti është antioksidant natyral që shëron qelizat e dëmtuara të lëkurës, riparon dhe rigjeneron lëkurën. Këtë skrab duhet ta përdorni 2-3 herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button