Ministri mysliman i Australisë betohet mbi Kur’anin

Ministri i parë mysliman i Australisë është duke u akuzuar me fyerjet më të mëdha raciste, pasi ai e bëri betimin e tij mbi Kur’anin, shkruan Mesazhi.

“Unë jam ai që jam”, është përgjigjur Ed Husic, i cili u emërua si sekretar i kryeministrit të ri Kevin Rudd.

“Unë nuk mund të betohem mbi, Bibël sepse unë jam mysliman. Të betohesh në librin tënd të shenjtë është e drejtë demokratike, shtoi Husic.

Husic, një shtetas australian me origjinë boshnjake, është myslimani parë në Parlamentin e ri australian.

Husic, 43 vjeç, bëri histori në vitin 2010, kur ai u zgjodh anëtar i parlamentit në Sidnej.
Ai bëri betimin me dorën e tij të vënë në një kopje të Kuranit.

Vendimi i Husic u mbrojt nga politikanë të ndryshëm, duke hedhur poshtë komentet racore si një kritikë të tmerrshme.

Muslimanët, të cilët janë të pranishëm në Australi për më shumë se 200 vjet, përbëjnë 1.7 për qind të popullsisë së saj 20 milionëshe.

Islami është feja e dytë më e madhe në vend pas Krishterimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button