Rasti “Arka”, bllokohet llogaria e “Finzi-t”

“Duke e pasur parasysh se shumë media shprehën interesim për ngrirjen ose bllokimin e llogarisë së  personit juridik, “Finzi” të rastit “Arka”, ju njoftojnë se gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup ka sjellë vendim për ndalimin e kryerjes së transaksioneve financiare në llogaritë e personit juridik “Finzi” DOEEL Shkup”, informojnë nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.

PSP-ja, shpjegon se bllokimi i llogarisë ka vijuar pas kërkesës së tyre për ndalim të përkohshëm dhe disponim të llogarisë së personit juridik në rastin “Arka”.

“Sqarojmë se kërkesa jonë ishte precizuar në pajtim me propozimet e gjykatësit në procedurë parahetimore të Gjykatës Shkupi 1, me çka kemi shprehur pajtueshmëri për thellimin e bashkëpunimit profesional me Gjykatën”, thonë nga PSP.

Përndryshe, Gjykata paraprakisht e refuzoi kërkesën për ngrirje të llogarisë bankare të “Finzi-t, nën arsyetimin se PSP nuk i ka vendosur llogaritë dhe bankat e ndërmarrjes dhe ka bërë thirrje në nen të gabuar të Kodit Penal

LEXO: “ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button