Zbulohet letra e lamtumirës që la studentja nga Fieri para vetëvrasjes

Një studente e Fakultetit Ekonomik i dha fund jetës pasditen e së martës duke pirë fotoksinë. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 17:15 ne dhomën e konviktit ku qëndroi gjatë verës në Qytetin Studenti në Tiranë, njofton Albeu.com

Viktima është 20-vjeçarja Ana Doko nga Fieri.

Ngjarja është ende e pa qartë dhe nuk dihet me saktësi motivi që e shtyu vajzën drejt vetëvrasjes, ndërsa familjarët kanë mohuar që ajo të kishte pasur më parë probleme me depresionin.

Para se të konsumonte fotoksinën, 20-vjeçarja kishte shkruar një letër lamtumire, por pa sqaruar arsyen pse po vetëvritej:

“Jam lodhur nga jeta! Mos e kërkoni fajin askund…”, shkruante studentja, raporton “Panorama”. Në fund i drejtohej motrës së saj më të vogël, së cilës i thoshte:

“Amanet mamin dhe babin…”.

Ana, pasi ka shkruar këtë letër, u ka telefonuar prindërve të saj në Fier, duke u thënë se ndihej keq. I ati dhe e ëma janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi e kanë kuptuar nga zëri se e bija kishte një problem shëndetësor dhe janë gjendur pranë saj para se ajo të ndërronte jetë.

Ndërsa motra e saj, nëpërmjet disa komenteve në rrjetin social “Facebook”, ka hedhur akuza për shërbimin mjekësor, duke thënë se, në rast se ambulanca nuk do të vonohej, ajo mund të shpëtonte.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit tha dje se ngjarja është klasifikuar si vetëvrasje dhe se 20-vjeçarja Ana Doko dyshohej se kishte konsumuar fotoksinë.

Telefonata në urgjencë është bërë në orën 17:15, ndërsa në orën 17:25, 20-vjeçarja ka mbërritur në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button