Gjykata penale e refuzoi kërkesën për përjashtimin e gjykatësit për rastin “Arka”

Kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1-Shkup ka sjellë vendim me të cilin refuzohet kërkesa e PSP-së për përjashtim të gjykatësit në procedurën paraprake për rastin “Arka”.

“Duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat rrjedhin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve (PSP) për përjashtim të gjykatësit në procedurën paraprake i cili duhet të vendosë për propozimin e prokurorisë së njëjtë për përcaktimin e masave për kujdes kundër tre personave të përfshirë në lëndën e PSP-së të njohur si ‘Arka’, kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup, solli vendim me të cilin kërkesa refuzohet sepse nuk janë të përcaktuara shkaqet për përjashtimin e gjykatësit të cilat PSP-ja i ka theksuar në kërkesën e saj”, theksohet në kumtesën nga Gjykata penale.

Në vendimin e njëjtë, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për përjashtim të gjykatësit në procedurën paraprake, PSP-ja ka të drejtë në ankesë në afat prej tre ditëve deri te Gjykata e Apelit – Shkup.

Në lidhje me ankesën e PSP-së kundër vendimit të gjykatësit në procedurën paraprake me të cilën nuk është pranuar propozimi i prokurorisë së theksuar për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, nga Gjykata informojnë se vendimi është dërguar nga palët, si dhe ankesa e cila menjëherë është dorëzuar në përgjigje te pala e kundërt, ndërsa pas kompletimit të shkrimeve në lëndë dhe kthimi i të gjitha faturave, i njëjti do të dorëzohet në veprim kompetent te Këshilli penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button