VALLË ATY

Dashuria ime!

Vallë aty,

është ngritur mur i padukshëm?

Në përqafimin tënd “hyjnor”,

Dashuri e ashpër e pafund?

Vallë aty,

i fundit shikim, ndërgjegje e çiltër?

 

Ndërsa këtu! Vallëzon fatkeqësia.

 

Dashuria ime!

Tmerrësisht?

Dhemb.

Përse?

E përse në këto ditë të zymta

torturat nuk morën fund.

Dhe dua, dua lot të heshtur.

Dhe dua, dua të ulërij,

por ulërin mallëngjimi.

 

Dashuria ime!

Vallë aty

në përqafimin tënd “të rremë”

është ngritur mur i padukshëm?

Vallë aty lindi dhe vdiq një ëndërr?

Vallë nuk jam më aty?

 

Ndërsa unë këtu,

as i gjallë, as i vdekur.

D-r Jak. B. Tih

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button