Trajanov me propozim të ri për ndryshim të ligjit për PSP dhe dëshmitarëve të mbrojtur

Deputeti i Lidhjes Demokratike (LD), Pavle Trajanov do të dorëzojë propozim të ri për ndryshimet e ligjit për Prokurori Speciale Publike (PSP) dhe për ligjin për dëshmitarët e mbrojtur në procedurë të rregullt. Propozim ndryshimet, dje u sollën në procedurë të shkurtuar, ndërkaq për ndryshimet që i propozim Trajanov, fillimisht do të diskutohet në komisione dhe pastaj do të diskutohet në seancë plenare në Kuvend, njofton Portalb.

“Sot do të propozoj ndryshime të dy ligjeve të cilët dje nuk kaluan në Kuvend. Vlerësoj se në këtë mënyrë do të hapet mundësi më e madhe për diskutime dhe për debate argumentuese mes deputetëve. Fillimisht do të diskutohen në komisionet kuvendore, ndërkaq pastaj edhe në seancë të Kuvendit”, deklaroi Trajanov.

LEXO: Refuzimi i ligjeve të kërkuara nga PSP, faktori ndërkombëtar me porosi për partitë politike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button