E pse Gruevski të mos shkojë në këmbë?!

[Recension: A KA MUNDËSI ZAEVI OSE ÇADRA TË SHËTISIN KËSHTU LIRSHËM: Lideri i VMRO-DPMNE-së në mes të popullit!]

Tеksti që i nënshtrohet këtij recensioni, që në titull e lartëson liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin, për shkak se “lirshëm ka shëtitur në mesin e njerëzve të zakonshëm”! E si duhet të shëtisë lideri i një partie?! Dhe pse shëtitja e Gruevskit, prej Muzeut të VMRO-së deri te selia e VMRO-DPMNE-së, duhet të konsiderohet si një arritje e madhe me të cilën duhet të entuziazmohemi?

zaev

Linku deri te artikulli origjinal: A KA MUNDËSI ZAEVI OSE ÇADRA TË SHËTISIN KËSHTU LIRSHËM: Lideri i VMRO-DPMNE-së në mes të popullit!

Data dhe koha e publikimit: 12.05.2016

Data e recensionit: 12.05.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

LAVDËRIM

Ky material me anshmëri të theksuar, e lartëson liderin e VMRO-DPMNE-SË, duke e paraqitur si politikan të afërt me popullin, i cili nuk “vuan” nga luksi dhe në vend që të vozisë automobila të shtrenjtë ecën në këmbë.

Pas përfundimit të masës së re për automobilizëm dhe ekologji, lideri i VMRO-DPMNE-së prej muzeut të VMRO-së deri në kabinetin e tij në selinë e partisë shkoi në këmbë. A ka mundësi Zaevi kështu të shëtisë nëpër Shkup? Apo ndoshta çadra do të shëtisë kështu?

Megjithatë, fotografia e këtillë për një politikan modest nuk përputhet me tregimin për blerjen e Mercedesit në vlerë prej 600.000 еurosh, që është publikuar në njërën nga bisedat e përgjuara të opozitës dhe ku socialdemokratët thonin se është i përfshirë ish-kryeministri – lideri i VMRO-DPMNE-së.

Pastaj teksti në frymën e njëjtë lavdëruese thotë se:

Ai i cili është vetëm një pjesë e vogël e popullit, ai që është zgjedhur nga populli ta përfaqësojsë dhe ta udhëheqë Maqedoninë, vetëm ai mundet lirisht dhe pa frikë të shëtisë në këmbë kudo qoftë në vendin e tij.

Mirëpo, artikulli nuk ofron argumente se populli në zgjedhje demokratike ia ka dhënë besimin Gruevskit dhe partisë së tij. Përkundër pohimit të këtillë, “bombat” të cilat i publikoi оpozita vitin e kaluar, flasin për mashtrime zgjedhore, blerje të votave dhe falsifikim të rezultateve zgjedhore. E poashtu, edhe Prokuroria speciale publike ka dëshmitarë që vërtetojnë se funksionarë të lartë të pushtetit kanë kurdisur zgjedhje.

Теksti që e kemi para nesh aq shumë e lavdëron Gruevskin, sa që duket i pahijshëm, lajkatues. Publikimi, përndryshe, bazohet vetëm në një video të shkurtër (15 sekonda) prejardhja e së cilës nuk mund të vërtetohet, dhe mund të jetë produkt i shërbimeve për PR të partisë në pushtet, që është përgatitur për qëllime propaganduese. E pikërisht një përshtypje të tillë propaganduese le ky material që e lartëson liderin e VMRO-DPMNE-së për shkak se ka ecur në këmbë!

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button