Osmani: Nuk e kushtëzojmë VMRO-në për presidentin konsenzual

Në mbledhjen e kryesisë mbrëmë kemi diskutuar për temën e presidentit konsenzual dhe nuk  e kemi hapur temën e zgjedhjeve të parakohshme, edhe pse ne gjithmonë jemi të gatshëm për të njëjtat nëse paraqitet nevoja. Kështu u shpreh zëdhënësi i Bashkimiot Demokratik për Integrim , Bujar Osmani për Portalb.

“Nuk është e vërtetë se ne e kushtëzojmë partnerin tonë VMRO DPMNE me kandidatin konsenzual për tu pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Madje ” tha Osmani.

“Ne presidentin konsenzual e kuptojmë të ketë rol bashkues të komuniteteve , të jetë forcë kohezioni, të respektojë vullnetin edhe të maqedonasve, shqiptarëve dhe të gjithëve që jetojnë në këtë vend. Jo të jetë vetëm president i maqedonasve si që është tani. Ne jemi në bisedime me VMRO-në për këtë jo për zgjedhe të parakohshme parlamentare” tha Osmani.

Portalb: Nëse marrëveshja duhet të jetë mes BDI dhe VMRO, pse këtë nuk e bëni në Parlament, që kandidati të votohet atje?

“Do të shohim dhe një mundësi të tillë, por tani për tani shohim të arrijmë konsenzus. Për emra se kush mund të jetë nuk kemi folur ende, bisedojmë vetëm për këtë koncepti. Deri tani nuk kemi përgjigje nga VMRO DPMNE” tha Osmani. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button