PSP: Ngelemi të pafuqishëm për disa lëndë, pa ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve

Mosjejlla e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve do ta rëndojë punën tonë”, e përsëritë qëndrimin Prokuroria Speciale Publike (PSP), pasi që sot në Kuvend, nuk kaloi ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Do ta përsërisim atë që vazhdimisht e flasim, pa atë ligj, qëndrojmë të pafuqishëm që t’i punojmë disa lëndë të caktuara”, tha prokurorja dhe  zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska.

Përndryshe, 36 deputetë votuan “për” dhe 53 votuan “kundër”, nga gjithsej 90 deputetët e pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit, njofton Portalb.

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov tha se votimi i këtij ligji përmban “porosi të rëndësishme politike, pasi që PSP del nga Marrëveshja e Përzhinës dhe duhet t’i ndihmohet për zgjidhjen e krizës politike serioze e cila po zgjatë tanimë dy vjet”.

Këto ndryshime ligjore, Janeva i kërkoi me qëllim që sipas saj, të ketë efikasitet më të madh PSP-ja, ndërkaq si propozues në Kuvend i dorëzoi LSDM-ja.

Ky ndryshim, sipas Janevës, është i patjetërsueshëm për të hyrë më thellë në lëndët e rasteve si “Monstra”, “Sopoti” dhe “Martin Neshkovski”, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button