Do të kërkohet koncesioner për magjistralen Shkup-Bllacë

Ministria për Transport dhe Lidhje ka nënshkruar një marrëveshje me Institutin Financiar ndërkombëtarë (IFK), për përgatitjen e dokumentacionit për tenderin e dhënies me koncension të autostradës Shkup-Bllacë.

Tenderi për zgjedhjen e koncensioerit, pritet që të hapet pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Koncesioneri i ardhshëm, deri ne vendkalimin kufitar Bllace, duhet të ndërtojë 13 kilometra autostradë, për çka do të fitojë koncesion për 35 vjet. Me ndërtimin e këtij aksi rrugorë do të lidhet Shkupi me kufirin e Kosovës.

Vlera e përgjithshme e projektit është 69 milion euro. Ndërtimi I kësj rruge është pjesë e projektit për dhënien e rrugëve me koncesion. 

Për lidhjen e qyteteve kryesore të Maqedonisë dhe Kosovës është duke punuar edhe fqinji kosovarë. Më herët Kosova ka zgjedhur firmën Koncerziumin turko-amerikane, “Behtel-Enka”, për ndërtimin e rrugës nga Prishtina deri në vendkalimin kufitar me Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button