Oda ekonomike: Urdhërpagesat notere dhe përmbarimet t’i kryejnë juristët e kompanive

Në vend të bashkëpunëtorëve të jashtëm (avokatë dhe shoqëri avokatësh) siç parashikojnë ndryshimet e fundit ligjore, procedurat për urdhërpagesa notere dhe përmbarimet t’i kryejnë shërbimet juridike të kompanive, kërkon sektori i biznesit.

Siç është theksuar, sot në konferencën për shtyp në Odën ekonomike, ndryshimet duhet të hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit 2017 dhe nëse në to nuk intervenohet, siç propozojnë firmat, është e mundur që një numër i madh i juristëve të mbeten pa punë.

Praktikisht kërkohet ndërrim i vendimit për përmbarim dhe për noteriat si në Ligjin për procedurë gjyqësore ose kthim të këtij segmenti siç ka funksionuar deri më tani.

“Angazhimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm për llogari të shërbimeve tashmë ekzistuese në kompani, nuk do të thotë kryerje e punës më mirë dhe në mënyrë më cilësore, përkundrazi. Kjo për firmat do të jetë ngarkesë shtesë financiare që do të shkaktojë riorganizim dhe implikime negative mbi punën”, theksoi Elena Milevska Shtërbevska, drejtor në Odën ekonomike.

Sipas anketës që e ka zbatuar Oda, nga gjithsej 226 kompani të pyetura në veprimtari të ndryshme, 61,5 për qind kanë shërbim të tyrin juridik, me nga shtatë deri tetë të punësuar, nga të cilët të paktën pesë janë me provim të dhënë të jurisprudencës.

Llogaritë thonë se nëse miratohen ndryshimet e definuara të ligjeve për përmbarime dhe për noteriat, shpenzimet e kompanive për avokatët për vetëm një lëndë, do të ishin 700 deri 12.600 denarë shtesë. Por, krahas kësaj do të ketë plus shpenzime edhe për noterët dhe për përmbaruesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button