“Arka”: PSP paralajmëron ankesë, pret ndërrim të gjykatëses dhe ngrirje të llogarive të “Finzi-t”

Prokuroria Speciale Publike (PSP), thotë se do të dorëzojnë ankesë për vendimin  që të mos i shqiptohet masë paraburgimi njërit nga të dyshuarit e rastit “Arka”, njofton Portalb.

Ankesën e PSP-së, duhet ta shqyrtojë komisioni tre anëtarësh i Këshillit të Gjykatës Penale, i cili në afat prej 48 orëve duhet të sjell vendim që ta konstatojë vendimin e gjykatëses së procedurës paraprake ose do ta pranojë kërkesën e PSP-së dhe do të shqiptojë masë paraburgimi, ose, do të shqiptojë ndonjë masë tjetër.

“Kërkesat e PSP-së, për shqiptimin e masave kundër katër të dyshuarve të rastit “Arka”, janë të shpërndara te tre gjykatës të procedurës paraprake, të cilët do të vendosin për propozimet e PSP-së”, shpjegojnë nga Gjykata Penale.

Nga atje thonë se te njëri gjykatës është propozimi për shqiptimin e masës së paraburgimit për njërin nga të dyshuarit në rastin “Arka” (ish epror në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) për të cilin tanimë është vendosur, gjegjësisht, të premten e javës së kaluar, me të cilin vendim është refuzuar kërkesa e PSP-së), transmeton Portalb.

Gjykatësi i dytë i procedurës paraprake, e ka pranuar kërkesën për shqiptimin e masës së kujdesit për tre të dyshuarit e rastit “Arka”, por PSP kërkon ndryshimin e tij.

Gjykatësi i tretë, thonë nga Gjykata Penale, duhet të vendosë për kërkesën për ngrirje të llogarive të ndërmarrjes “Finzi”, nëpërmjet së cilës është bërë blerja e pajisjeve për DSK-në, me të cilën, të dyshuarit sipas PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin për rreth 860.000 euro.

Prokuroria Speciale Publike, gjithashtu e pret edhe vendimin e kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, në lidhje me kërkesën e PSP-së për ndërrimin e gjykatëses që duheshte të vendosë për masat e kujdesit, gjegjësisht për marrjen e pasaportave të tre të dyshuarve të rastit “Arka”, përndryshe ish funksionarë në DSK dhe MPB.

PSP, kërkon ndryshim të gjykatëses për shkak të rrethanave që sipas tyre, tregojnë se ekziston dyshim për njëanshmëri. Më saktë, kunati i gjykatëses, gjegjësisht vëllai i bashkëshortit të saj, punon për ndërmarrjen e cila është e afërt me ndërmarrjen “Finzi”.

Pançevski, sipas ligjit për procedurë penale, ka  tre ditë që të vendosë për ndërrimin e gjykatëses. Nga  Gjykata Penale thonë se vendimi do të tregohet nesër ose më së voni të mërkurën.

Nga atje deri më tani nuk anë informata në lidhje me atë se gjykatësi i tretë kur do të vendosë për kërkesën e PSP-së për ngrirjen e llogarive të ndërmarrjes “Finzi”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button