Shkëndija dhe Shkupi fitojnë në transfretë, çaloi Renova (VIDEO)

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së nëntë të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, ky skuadrat shqiptare Shkëndija dhe Shkupi kanë nxjerrë fitore në stransferët, ndërsa Renova ka çaluar në fushë të sajë, duke humbur dy pikë shumë me vlerë nga ekipi i Pobedës që i mori barazim 1:1.

Shkëndija ka luajtur një ndeshje shumë të vështirë në Manastir ndaj Pelisterit dhe janë dashur vetëm dy minuta  në fundin e ndeshjes që gjithçka të përmbysin kuqezinjtë për fitore.

Pelisteri kishte epërsi deri në minutën e 83-të, kur barazoi Ferhan Hasani, ndërsa më pas golin e fitores e ka shënuar braziliani Zhunior një minutën më vonë.

Pas shumë aksioneve të rrjedhshme dhe përkrahjes 90 minutëshe të tifozëve të flakt të skuadrës tonë “Shvercerat”, më në fund vjen dhe fitorja e parë në transfertë, ndërsa “viktimë” e parë ishte skuadra e “Makedonija Gj.P”,të cilën Shkupi e mundi me rezultat minimal 1:0.

Kanosja e parë ishte nga vendasit nga gjuajtja e lirë, mirëpo tentimi i Trajçe Stojkovit u ndal nga kapiteni dhe portieri i Shkupit, Suad Zendeli. Skuadra bardhekaltër reagoi menjëherë me stil të njëjtë dhe nga ana e kundërt mjeshtri i gjuajtjeve të lira Muharem Bajrami godet skaj portës nga një distancë prej 30 metra. Ndryshimi i rezultatit erdhi vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë, kur pas kromimit të Florian Kadriut, mesfushori ofenziv Badara Aliou Traore ishte syqelë para portës kundërshtare për të shënuar golin e tij të parë në fanëllen e Shkupit.

Në pjesën e dytë, vendasit kanosen përsëri nga gjuajtjet e lira. Fillimisht ishte Alen Jasharoski që kanoset nga krahu i majtë, por topi shkon skaj portës. Pak më vonë nga i njëjti krah Jasharoski mundohet të bëj diç më tepër, por topi shkon pësëri jashtë portës.

Deri në fund të takimit, Shkupi kishte rastin që të shënojë edhe disa gola. Fillimisht Fisnik Zuka nuk ishte preciz nga 16 metra, ndërsa Besart Iseini teston portierin vendas nga 20 metra, kur goditja e tij e fortë  dëbohet në rivënie këndi, duke mos lejuar Shkupi të ngrit epërisë. Në fund Shkupi regjistroi fitoren e parë në transfertë që i jep tani kutonë e nëntë pikëve dhe një ndeshje më pak, ndërsa Makedonija Gj.P. shijoi disfatën e 5-të në këtë sezon dhe mbetet e ngujuar në pozitën e fundit.

Në ndeshjet tjera Vardari si mysafire e ka mundur Sileksin në Kratovë 3:1, ndërsa një ditë më herët Rabnotniçki dhe Bregallnica kanë ndarë pikët me barazim 1:1. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button