​Granit Xhaka: Arsenali në çdo ndeshje do të japë gjithçka

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, duke folur për ‘Sky Sports’, ka thënë se është i kënaqur me periudhën që po kalon tek klubi nga ‘Emiratës’.

Reprezentuesi i Zvicrës gjatë verës që lamë pas, iu bashkua ‘Topçinjve’ nga Borussia Monchengladbach. Xhaka po tregon performancë të mirë në skuadrën e Arsene Wenger, madje, ai ka shënuar dy super gola.

Xhaka thotë se është i lumtur me golat e shënuara, por sipas tij, e rëndësishme është së skuadra e tij po luan mirë.

“Unë jam i kënaqur që kam qenë në gjendje për të shënuar dy gola, por ju nuk mund të prisni gola çdo javë”, ka thënë Xhaka.

“Ajo që është e rëndësishme është se ne po luajmë mirë. Ne duam të luajmë mirë gjatë terë sezonit dhe të tregojmë së në çdo lojë ne japim gjithçka. Sigurisht, se neve na duhet edhe pak fat, por ne do të japim gjithçka për të arritur suksese”, ka theksuar prishtinasi, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button