PËR VETËM NJË MINUTË !

Mbase je kapluar nga brengat e botës së rrejshme, e cila është mbushur me iluzione dhe intriga të ftoj që mendosh për vetëm një minutë për veprat e tua në këtë botë, ndërkaq që të mënjanosh ëndërrat për këtë botë dhe të mendosh rreth vdekjes.

Të kuptoj qartë ke lënduar, ke dashur, ke dhuruar, ke përkrahuar ndërkaq të njejtën kohë edhe të kanë lënduar, të kanë tradhëtuar, por kujto për vetëm një minutë se çfarë nëse në mëngjes shpirti yt nuk do ishte më prezent në tokë ?!

Ne jemi të huaj në këtë botë, kupto që kjo botë është vetëm kohë për të fituar botën e tjetër në të cilën nuk ka lot, nuk ka dhimbje, nuk ka dëshpërim e trishtim.

Ma thuaj vallë ç’të shtyen të kryesh krim në këtë botë, ndërkaq që në botën tjetër të mos jesh pranë Muhammedit a.s ? Për vetëm një minutë ulu dhe mendo se çdo të thotë kjo botë, për vetëm një minutë kupto që ne duhet të veprojmë për gjëra të mira të cilat për të cilat shpërblimi në botën tjetër është i pakufizuar …

Po më thuaj vallë ?! Ç’të shtyen që të dëmtosh tjetrin kur të gjithë jemi të njejtë, kur të gjithëve na rrjedh gjak, të gjithë kemi nga një zemër dhe askush nuk ka dy, as unë apo ti…

Për vetëm një minutë, mbjell në shpirtin tënd atë që të qënia yte të sjellë të mira njëri-tjetrit.
Mjafton për vetëm një minutë të mendosh se përse je në këtë botë, ç’është misioni yt në këtë botë dhe atëherë do kuptosh se çdo të thotë të jetosh për të jetuar !

Mjafton për vetëm një minutë, të ndryshosh …

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button