Shoqata e Gjinekologëve dyshon në rezultatet e pap-testeve

Një diagnozë e Pap- testeve, por askund nënshkrim dhe vulë e mjekut, i cili qëndron pas rezultatit dhe siguron se ajo është e saktë. E zbrazur është edhe hapësira për të dhënat e cito-teknikut.  Në dokument mund të shihet vetëm data e lëshimit të rezultatit dhe vula e institucionit shëndetësor. Kështu duken 98% e raporteve të pap-testeve, të bëra në laboratorin e citologjisë në Klinikën për  Gjinekologji dhe Akusheri, deklarojnë nga Shoqata e gjinekologëve privat. Ata dyshojnë në saktësinë e rezultateve. Thonë se kjo mesatare është karakteristikë e vendeve të zhvilluara, por është larg nga realiteti i Maqedonisë, shkruan Telma, transmeton Portalb.mk

Krahas dyshimeve në lidhje me saktësinë e analizës në laboratorin citologjik të Gjinekologjisë, gjinekologët reagojnë edhe në kohën e pritjes. Thonë, dhimbje e vjetër janë rezultatet e Pap- testeve që të vonohen, por problemi thellohet. Nga tamponët e fundit të dorëzuar kanë kaluar dy muaj. Numër i madh i pacientëve refuzojnë  të presin aq gjatë, kështu që tamponët i sjellin në laboratorët privat. Rezultatet që vijnë prej andej seriozisht ndryshojnë me ato të shëndetit publik.

Nga Klinika e Gjinekologjisë i hodhën poshtë akuzat e shoqatës, duke i quajtur ato shpifje të pabaza. Prej atje thonë se dokumentet pa nënshkrim dhe vulë janë  gabim teknik dhe lëshim i paqëllimshëm. Gjinekologët i porositën se derisa kanë dyshuar në rezultate kanë qenë të detyruar  të kërkonin rishikim dhe pacientes t’i referonin një mendim të dytë.

Përqindja e pacienteve me kancer në qafë të mitrës është numër ekuivalent me numrin e ekzaminimeve kolposkopie të kryera, thonë nga klinika. Ata i thërrasin gjinekologët të përgjigjen se sa është numri i këtyre kontrolleve të bëra në vitet e fundit. Nga klinika pretendojnë se pikëpamjet e kryetarit të shoqatës nuk paraqesin pikëpamjen e ë gjithë gjinekologëve që janë në shoqatë. Pyesin pse Filipovski  derisa nuk ishte i kënaqur me shërbimet e klinikës nuk e prishi marrëveshjen me të.

Nga Ministria e Shëndetësisë mbetën pa asnjë koment mbi pretendimet e shoqatës së gjinekologëve private. Ata nuk u përgjigjen nëse janë të njoftuar me probleme, me të cilat përballen  gjinekologët amë dhe nëse kanë vepruar diçka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button