“Gostivari pa mbeturina”, vullnetarët pastrojnë qytetin

Aksionit Nacional “Maqedonia pa mbeturina”, e iniciuar nga Organizata “Hajde Maqedoni”, dhe e financuar nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes projektit “Civika Mobilitas”, iu bashkua edhe Komuna e Gostivarit.

Në organizim të Këshillit Rinor dhe me mbështetje të administratës komunale dhe shkollave fillore dhe të mesme, në mënyrë të organizuar prej përpara objektit të Komunës së Gostivarit, grupet filluan pastrimin e hapësirave publike në pjesën qendrore të qytetit, me theks të veçantë tek parku i madh, stadiumet dhe shëtitorja e qytetit.

“Qëllimi i aksionit të sotëm ishte pastrimi i mjediseve publike brenda qytetit. Vullnetarët iu përgjigjen pozitivisht ftesës sonë. Porosia është që sa më pak të ndotim mjediset publike dhe sa më shumë të kujdesemi për ambientet ku jetojmë”, tha Artan Fejzuli, kryetar i Këshillit Rinor.

Pajtim Saiti, përfaqësues i Komunës së Gostivarit, pohoi që aksioni është mbështetur edhe në vitet e kaluara do të mbështetet edhe në të ardhmen, sepse simbolika është tejet e madhe.

“Në emër të kryetarit Bejta ju shprehim falënderime të gjithë vullnetarëve që ndodhet sot këtu. Mirënjohje edhe për mediat që pasqyrojnë aktivitetet e tilla. Aksioni realizohet në 50 komuna të Maqedonisë. Edhe pse Komuna e Gostivarit është ndër Komunat dhe me mburrje mund të them se është Komuna ma e pastër në Maqedoni, ne si administratë komunale dhe kryetari i Komunës, vlerësuam që aksionit duhet t’i japim mbështetje”, tha Saiti.

Aksionit iu bashkuan edhe mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave. Në emër të tyre foli drejtori i Gjimnazit të Gostivarit, Xhezi Kamberi.

“Sot jemi mbledhur bashkë për të realizuar aksionin për pastrimin e qytetit. Është aksion që duhet mbështetur. Numri i nxënësve është i konsiderueshëm dhe na gëzon fakti që pikërisht të rinjtë e qytetit janë promotorë të zhvillimeve pozitive siç është edhe ky aksion”, u shpreh Kamberi.

Komuna e Gostivarit u kujdes për sigurimin e dorëzave dhe qeseve të najlonit që u shfrytëzuan nga vullnetarët për grumbullimin e mbeturinave, të cilat më pas u deponuan nëpër kontejnerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button