Nuk ndryshohet politika e Gjermanisë ndaj emigrantëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel në intervistë për numrin e sotëm të gazetës “Zaksishe Cajtung” thotë se nuk e ka ndryshuar politikën e saj ndaj emigranteve, edhe pse pranoi se do të dëshironte të mund ta “kthejë orën prapa”, dhe të mundet më mirë ta përgatisë Gjermaninë për krizën migruese.

Deklarata e tillë e Merkelit vijoi pasi që Unioni i saj demokratik-kristiane (CDU) realizoi rezultatet të këqija që nuk mbahen mend në zgjedhjet në dy krahinat federale gjermane, për çka ajo ndërmori edhe përgjegjësi personale.

“Megjithatë nuk ka ndryshime në kurs. Kemi pasur vetëm shumë kohezion për punë muajve të fundit. Qëllimi ynë është të mos përsëritet gjendja (me fluksin e emigranteve) nga viti i kaluar dhe arritëm përparim të madh në ato përpjekje në 12 muajt e fundit”, theksoi Merkel në intervistë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button