Video prekëse: Fëmija sirian pas sulmeve ajrore përqafon fort infermierin dhe nuk e lë të largohet

Ban Ki-moon bëri një dalje të rrallë publike, ku përvecëse kërkoi ti jepej fund luftimeve në Alepo, deklaroi se ky qytet është bërë më keq se një thertore.

Një dëshmi rrënqethëse që vërteton fjalë për flalë deklaratën e Ban, ka ardhur vetëm para disa orësh, një video që tregon vetëm pak nga mankthi i Alepos, transmeton Syri.net.

Në të duket një fëmijë i vogël sirian, që i mbuluar nga gjaku, nuk lejon infermierin të largohet dhe i kërkon një përqafim.

Video është bërë pas një sulmi ajror në Aleppo, ku sipas mediave ndërkombëtare, u vranë të paktën 13 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

Pavarësisht se mes SHBA dhe Rusisë u tha për një armëpushim të arritur në Siri, situata duket krejt ndryshe. Mes dy superfuqive ka nisur një luftë akuzash se kush e ka fajin për vrasjen e civilëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button