Trupi ad – hok kërkoi procedurë kundërvajtjeje kundër televizioneve “Sitel” dhe “Nova”

Komisioni ad – hok për mbikëqyrjen e medieve me tre vota “për” dhe një “kundër”, ka vendosur që Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), të ndërmerr procedurë kundërvajtjeje kundër televizioneve “Nova” dhe “Sitel” për jo-balancim gjatë raportimit, njofton Portalb.

Te radiodifuzionistët tjerë, raportimi i të cilëve ishte mbikëqyrur nga ky trup, nuk është konstatuar shkelje e Kodit Zgjedhor.

Në rastin e televizionit “Nova”, për propozimin e anëtarit Goran Tërpenoski kanë votuar anëtarët, Lubomir Kostovski dhe Lulzim Haziri, ndërkaq kundër ka qenë anëtari Cvetin Çilimanov. Sipas tyre, televizioni e ka shkelur nenin 75, paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor. Në sqarimin thuhet se shihen inkuadrime të dukshme negative të disa personave dhe në kontinuitet me ton pozitiv raporton për partinë në pushtet VMRO – DPMNE.

Gjithashtu shtohet se në emisionin “Studio e hapur”, më 16 shtator është konstatuar se gazetarja e emisionit mysafirët e ftuar, ministrin e Financave nga radhët e VMRO – DPMNE-së dhe zëvendësministrin e tij nga radhët e LSDM-së, në mënyrë jo të barabartë i ka trajtuar, duke mbajtur anën e ministrit.

Nga ana tjetër “Sitel”, sipas ad – hok trupit, ka shkelur dy nene të Kodit Zgjedhor, 75, paragraf 1 dhe 75 paragraf b, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e publikimit të lajmeve për aktivitetet e organeve shtetërore, përveç subjekteve politike. Për propozimin e Kostovskit, për sjelljen e procedurës kundërvajtëse, kanë votuar anëtarët Tërpenoski dhe Haziri, ndërkaq Dimishkova dhe Çilimanov kanë qenë kundër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button