Gruevski: Nuk e arsyetoj as Nedellkovskin, as vendosjen ilegale të pllakës në Kajmakçallan

“Në lidhje me ngjarjet me pllakën në Kajmakçallan nuk mund ta arsyetoj as vendosjen ilegale të pllakës përkujtimore të ushtarëve nga një shtet tjetër të cilët ilegalisht e kanë kaluar kufirin dhe ilegalisht kanë vendosur pllakë përkujtimore në Maqedoni, por as, mënyrën se si gazetari Milenko Nedellkovski ka vendosur që individualisht ka vepruar e cila gjeneron energji negative dhe urrejtje”, shkruan kryetari i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në profilin e tij zyrtar të rrjetit social “Facebook”, njofton Portalb.

“Nëse Serbia ka pllakë përkujtimore në atë lokacion, nuk shoh arsye që pse të mos kërkojë dhe pse të mos i lejojmë që të vendosë pllakë të tillë. Të dy shtetet janë fqinjët tanë me të cilët kemi histori të ndërthurura dhe nuk ekziston arsye që të trajtohen ndryshe kur bëhet fjalë për vendosjen e përkujtimoreve memoriale të llojit të këtillë, veçmas kur ato ndodhen në vende ku nuk banojnë njerëz dhe nuk i pengojnë askujt. Për atë mendoj se problemi do të duhej dhe duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale dhe jo në mënyra të cilat do të krijonin probleme, zemërim, urrejtje dhe akuza ndërmjet veti”, shkruan Gruevski.

Ai thotë se përveç që Republika e Maqedonisë duhet të lejojë në rrugë Institucionale që Republika e Bullgarisë të vendosë pllakë të saj, nëse ajo kërkon, është e nevojshme që edhe shteti ynë që në pikat më të rëndësishme të vendosë pllaka të tilla, transmeton Portalb.

“Ato janë ndoshta 5-6 vende kryesisht larg vendeve për banim, të cilat janë të caktuara si të pavarura që ato luftëra kanë qenë në kohën para lindjes së shtetit tonë. Më së paku për atë se në të gjitha ato luftëra kanë rënë edhe shumë maqedonas, shumë paraardhës tanë dhe shumë herë fati ka luajtur me to, duke u përballur vëllezërit maqedonas me të dy palët e frontit kundër njëri tjetrit”, shton Gruevski.

Gruevski thotë se Bullgaria është fqinji ynë dhe me të cilin kemi bashkëpunim ndër historinë dhe ai shton se struktura e tij po mundohet që historia ta afrojë Maqedoninë me Bullgarinë me Maqedoninë dhe jo ta largojë.

Përndryshe, ditë më parë, gazetari kontrovers i afërt me partinë në pushtet VMRO – DPMNE, Milenko Nedellkovski, me tokmak ka thyer pllakën përkujtimore të ushtarëve Bullgarë në vendin Kajmakçallan, gjë që pati reagime të shumta nga autoritetet bullgare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button