UEJL fiton grant prej $837,000 prej Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID)

Dje në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore u bë nënshkrimi i projektit të USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të pamurit, i sponsoruar nga Agjencisë për amerikan për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Lions Clubs International. Kjo paraqet zgjerim dhe vazhdim të projektit me emër të njëjtë që nisi në vitin 2014 dhe i njëjti do të implementohet deri në vitin 2020, njofton Portalb.

Drejtor i projektit është ligjëruesi Shpëtim Latifi, ndërsa koordinatorë do të jenë Davor Karakashev, Katerina Jankovska. Biljana Kostovska dhe Iljaz Ismaili do të udhëheqin komponentën shëndetësore, ndërsa mbi 30 edukatorë special dhe profesorë tjerë nga UEJL do të jenë të angazhuar në aktivitetet e projektit.

Në kuadër të projektit janë hapur 4 qendra burimore për fëmijët me pengesa në të pamurit, ku të njëjtit ndjekin mësimin në hapësira me mjete të përsosura teknologjike dhe libra të adaptuara në shkrimin Braille nga klasa 1-9 të shkollës fillore.

Në kuadër të projektit janë zhvilluar një numër i madh materialesh dhe audio përmbajtjeve për fëmijët me pengesa në të pamurit.

Qendrat burimore gjenden në Tetovë, Shtip, Veles dhe Manastir, si dhe është pajisur shkolla e posaçme për fëmijët me pengesa në të pamurit në Shkup – “Dimitar Vlahov”.

Po ashtu në kuadër të projektit, deri më tani mbi 7,000 fëmijë të moshave parashkollore janë kontrolluar nga mjekë oftalmologë, ndërsa deri në fund të vitit 2019 gjithsej do të kontrollohen rreth 30,000 fëmijë të moshave 2-6 vjeç.

Kontrollat bëhen nga mjekë specialistë nga Klinika e spitalit shtetëror të syve, Oftalmologjia Sistina dhe spitalet e disa qyteteve. Aparaturat për këto kontrolla që realizohen nëpër çerdhe janë blerë ky projekt.

Gjatë muajit tetor do të hapet qendër përkrahëse për anëtarët e shoqatës së personave të verbër në Shkup, e cila do të funksionojë me orar të plotë çdo ditë pune. Trajnime dhe përmbajtje të ndryshme do të ofrohen në kuadër të kësaj qendre në bashkëpunim me Kryqin e kuq të qytetit të Shkupit. Shuma e përgjithshme e projektit pritet të tejkalojë $1.2 milion. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button