Emri i Kosovës lidhet me kështjellat

Duke qenë se emërtimin “Kosovë” e hasim edhe në disa vende, si në Dalmaci, Bosnjë e Maqedoni – në të vërtetë mu në pjesët ku ishte zhvilluar etnosi ilir – mendoj se ka prejardhje të njëjtë.

Kështu, “Kosova Dalmatine” përmendet herët si “Campus Merularum” te kronika e Popit Duklanin e shekullit XII, pra e ka kuptimin e emrit “Fusha e Kosovës”, shkruan Enver Rexha në pjesën e katërt dhe të fundit të serisë mbi historiografinë për emrin Kosovë-Kosova të botuar në Shtojcën për Kulturë në Koha Ditore. Emri “Kosova” edhe në këtë dorëshkrim të shekullit XIII thuhet të ishte një term mbi bazën e gjuhës ilire. (“Kosova…”, M. Carabregu fq.18).

60 kështjellat e shekullit VI

Autori Q. Namani na ofron të dhëna që fjala “Kas” nënkupton fjalën “Kështjellë”, me arsye se vendi kishte shumë kështjella gjatë historisë – vetëm në shekullin VI kishte 69 kështjella që i paraqet autori Prokopi i Cezares, dhe fjalën “ova” që nënkupton “fushë”. Këto dy fjalë përbëjnë sot në gjuhën shqipe emrin “Fusha e Kështjellave” – “Kasova”, që me një metatezë, ndërkohë, emri do të kalonte në formën e sotme “Kosovë/a”.

Para përfundimit duhet të theksojmë që kërkimet e deritanishme në fushën e toponimisë brenda kufijve të sotëm të Kosovës dhe në kontest të kufijve historikë, të cilat i janë përshkruar Dardanisë antike, dëshmojnë për një numër të madh shtresash gjuhësore të saj, studimi i të cilave krijon pasqyrën e saktë të kulturës gjuhësore, etnografike e historike të vendit. Në fondin e përgjithshëm të toponimeve të Kosovës, dhe më gjerë të Dardanisë, që e përbën fondi i vjetër iliro-shqiptar, do të ndeshim dhe fondin e shtresimeve romake, bizantine, saksone e sllave gjatë mesjetës, osmane gjatë pesë shekujve, si dhe serbe në shekullin XX.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button