KB filloi hetim për sulmin mbi karvanin humanitar në Siri

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun sot kumtoi se Organizata botërore ka filluar hetim për sulmin mbi karvanin me ndihmë humanitare në Siri më 19 shtator, gjatë së cilit jetën e humbën 18 persona.

“Komiteti i brendshëm i KB-së do t’i përcaktojë faktet për ngjarjet e 19 shtatorit”, tha Ban.

Ai theksoi se pas “përcaktimit të fakteve”, KB do të zgjidh se çfarë hapash do të ndërmarrin kundër përgjegjësve për sulmin.

Sulmi ajror mbi kamionët që transportonin ndihmë humanitare u krye gjatë armëpushimit në Siri në afërsi të qytetit sirian Alepo.

SHBA-ja dhe Rusia e dënuan incidentin dhe kërkuan ngritjen e hetimit për përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button