Për 1 vit popullsia greke e u zvogëlua për rreth 30 mijë njerëz

Brenda një viti popullësia e Greqisë është zvogëluar për rreth 30 mijë njerëz. Kjo pasiqë ka pasurmë shumë vdekje se sa lindje.

Popullata e Greqisë në vitin 2015 është zvogëluar për 29.365 persona, për shkak të shkallës së vdekshmërisë e cila ka qenë më e madhe nga numri i foshnjave të posalindura, kumtoi enti grek për statistikë Elstat, duke theksuar se në këto shifra nuk është përfshirë ndikimi i migrimit.

Sipas të dhënave të Elstat, ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, në vitin 2015 në Greqi kanë lindur 91.847 fëmijë (47.294 meshkuj dhe 44.553 vajza), që është zvogëlim për 0,3 përqind në krahasim me vitin 2014.

Gjithsej 79.904 nëna të këtyre fëmijëve ishin nga kombësia greke (87 përqind), ndërsa 11.943 nëna ishin shtetase të huaja (13 përqind).

Mosha mesatare e nënës është rritur në 1,3 vite, për dallim nga viti 2014 ku ka arritur 31 vjet. Nga kjo shifër, tetë për qind ishin fëmijë të nënave të pamartuara.

Numri i rasteve të vdekjeve në vitin 2015 ka arritur 121.212 persona, që është për 6,6 për qind dhe më shumë në krahasim me vitin 2014 (61.798 burra dhe 59.414 gra).

Mosha mesatare e të vdekurve është rritur në 76,1 vite për burrat (nga 75,5 vite në vitin 2014) dhe 81,6 vite për gratë (nga 81,2 vite në vitin 2014).

Vdekshmëria te fëmijët e cila matet sipas foshnjeve të vdekura në 1.000 fëmijë të lindur të gjallë, në vitin 2015 është rritur në 3,96 nga 3,75 në vitin 2014.

Në vitin 2015 janë lidhur 53,672 martesa, që është rritje për 1,1 përqind, në krahasim me vitin paraprak, prej të cilave 27.253 ishin para ofiqarit, ndërsa 26.419 ishin me ceremoni kishtare.

Mosha mesatare e grave gjatë martesës së tyre të parë është 30,4 vite (rritje prej 30,2 vite në vitin 2014), ndërsa te burrat është 33,1 vite për dallim nga 32,9 vite në vitin 2014).

Për gjithsej 66 për qind janë rritur edhe marrëveshjet për partneritet qytetar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button