Shkupi dhe Tirana binjakëzohen

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, dje në Tiranë nënshkruajtën marrëveshje për bashkëpunim mes dy qyteteve, me çka edhe zyrtarisht janë binjakëzuar, njofton Portalb.

Qytetet do të këmbejnë përvoja dhe ekspertë në fushën e infrastrukturës komunale, komunikacionit, zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit jetësor, mbrojtje sociale, por edhe në të gjitha fushat tjera me rëndësi dhe interes për të dy qytetet.

Ata gjithashtu do të këmbejnë shembuj dhe përvoja që kanë të bëjnë me integrimin evropian për përfitim, por edhe për projekte dhe realizimin e tyre në dobi të të dyja vendeve.

“Kam nderin që e shkruajta këtë marrëveshje për bashkëpunim, gjegjësisht marrëveshjen për binjakëzim, si një ndër dokumentet më të larta për bashkëpunim mes dy qyteteve”, tha Trajanovski.

Nga ana tjetër, Veliaj tha se janë të interesuar që të bashkëpunojnë në të gjitha fushat e lartpërmendura dhe se për të është nder që e ka nënshkruar këtë marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button