Shkupi e fitoi derbin e qytetit ndaj Juventusit (FOTO)

E premtja ka sjellë derbin e madh lokal të qytetit të Shkupit, ku në sallën “Enver Idrizi” janë takuar skuadrat e FCC Shkupi dhe Juventus Serava, ndeshje kjo në kuadër të javës së tretë të Ligës së Parë futbollistike në sallë.

Në praninë e një numri të madh të shikuesve dhe në një ndeshje burrnore dhe vëllazërore dy ekipet e filluan ndeshjen me shumë ritëm, por të parët në epërsi kaluan vendasit, kur në minutën e shtatë golin e parë për Juventusin e shënoi Reshat Aliu. Por në minutën e 18-të gol ka shënuar Ilber Alili, për të barazuar rezultatin. Më pas iniciative kaloi në anën e Shkupit, që arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë. Fillimisht epërsinë në 2:0 e rriti Eroll Dalipi në minutën e 24-të, ndërsa më pas edhe një herë ka shënuar Dalipi në minutën e 36-të. Këtë epërsi me fanatizëm Shkupi e ruajti deri në 39-të, kur në 3:2 shënoi Jakup Ramadani, që minutat e fundit të jenë edhe më dramatike. Skuadra e Juventusit pikërisht në këtë kohë luajti pa portier dhe kishte disa mundësi për të barazuar rezultatin, por gjuajtjet e tyre nuk ishin precize.

Pamje nga ndeshja Shkupi - Juventus Serava
Pamje nga ndeshja Shkupi – Juventus Serava

Vlen të përmendin se ndeshjen në mënyrë të mrekullueshme e referuan dyshja tetovare Isa Emruli dhe Muzafer Ismaili të cilët edhe një herë dëshmuan se janë referat më të mirë në vendin tonë. Tani Shkupi nga tri ndeshje ka 9 pikë, ndërsa Juventus Serava ka 6 pikë.

Në fund futbollistët u ndanë me përqafim vëllazëror
Në fund futbollistët u ndanë me përqafim vëllazëror

Pas ndeshjes për Portalb.mk është prononcuar edhe trajneri i Juventusit Bashkim Dashi dhe kapiteni i Shkupit Skender Kovaçi.

Bashkim Dashi i ka uruar fitoren Shkupit dhe ka thënë se ekipi tij do të vazhdojë garën për të qenë në mesin e tri ekipeve më të mira në kampionat.

“Ishte vërtet një ndeshje derbi dhe këtë e dëshmuan dy ekipet. Do ti uroj Shkupit këtë fitore, pasi vërtet e merituan, por edhe nëse fitonim ne fitorja do të ishte me meritë. Kjo është vetëm ndeshja e javës së tretë dhe kemi shumë punë për të bërë, por sigurisht se ekipi ynë po vuan pasi nuk kemi numër të madh të futbollistëve pasi që nuk arritëm të marrim përforcime me kohë, por besoj se ne do të arrijmë të jemi në mesin e tri ekipeve më të mira, pasi që Juventusi asnjëherë nuk dorëzohet dhe gjithmonë lufton për vendet e para”.

Nga ana tjetër Skender Kovaçi ka potencuar se skuadra e Shkupit me meritë mori fitore dhe nëse futbollistët do të ishin më të koncentruar diferenca do të ishte më e madhe. Edhe pse kemi fituar tre ndeshje radhazi, kampionati nuk do të jetë i lehtë, por me përforcimet që kemi marrë presim që nga ndeshja në ndeshje të vijnë në formë dhe të vazhdojmë me fitore”. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button