Kumanovë, familja Ajdini probleme me mungesën e rrymës

Feta Ajdini nga Kumanova po vuan nga një paralizë cerebrale, e cila ia pamundëson atij që të zhvillojë jetë normale. Ajdini deklaron se që kur i është paraqitur kjo sëmundje në vitin 2004 jeta e tij më nuk është njësoj, e ka të pamundur të punojë dhe të mbajë familjen dhe se kjo i shkakton shumë vështirësi në jetën e tij, njofton Tv Shenja.

“Në vitin 2004 një paralizë cerebrale, kam pasur një operacion në kokë dhe sot ja ku jam në këtë problem. Kam problem me dorën dhe këmbën e majtë e kam dokumentin që dora dhe këmba 100% nuk më funksionojnë”, deklaroi Feta Ajdini, kryefamiljar.

Përveç sëmundjes së tij të vështirë, ai thotë se po përballet edhe me një problem tjetër, me atë të faturave të rrymës elektrike. Sipas tij, atij iu refuzua e drejta e shlyerjes së borxheve për rastet e rrezikuara sociale dhe kjo e bën të ndihet i diskriminuar.

“Kur doli lajmi që Qeveria i shlyen borxhet për rastet invalidore dhe social meqenëse Maqedonia paraqitet si shtet social edhe ne bëjmë pjesë në atë shtet social nëve na hiqet e drejta. Krejt I kam vendimet që prej kur marr ndihmë sociale dhe I dërgova vërtetimet te qendra sociale edhe vërtetimet më të reja që jam rast invalidor dhe mjekët e kësaj lëmie më kanë thënë se jam i paaftë edhe aty nuk më pranuar dhe më detyruan që të marr të holla borxh”, shtoi më tej ai.

Ajdini, i cili jeton i vetëm me bashkëshorten, më tej shton se muajin e kalojnë vetëm me një asistencë të vogël, ndihmë kjo e cila sipas tij, është shumë e vogël edhe për gjërat elementare në jetë e aq më pak për të paguar faturat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button