14 çiftet më fashion të momentit… kush ka marrë vëmendjen më të madhe?

Gigi dhe Zayn, që kur filluan të dilnin bashkë publikisht, u bënë pjesë e kopërtinës së Vogue. Por Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley treguan po kështu stilin e tyre unik kur Jason vendosi unazën në dorën e supermodeles së famshme. Më pas ka edhe ndalesa të tjera: Kim and Kanye, Olivia Palermo dhe Johannes Huebl, si dhe Chrissy Teigen dhe John Legend. Duket sikur këto çifte janë lindur për të qenë gjithmonë në stil dhe gjithmonë të pëlqyer.

Por ka diçka të veçantë mes çifteve të mëposhtme: ata që me të vërtetë kanë shkëlqyer në 2016-ën, në tapetin e kuq, duke shëtitur në rrugë apo Instagram, duke ndarë momentet romantike. Ja cilat janë çiftet më fashion të momentit.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Momenti më i bukur: Kur pozuan për Vogue në muajin maj, pasi zyrtarizuan marrëdhënien e tyre në atë kohë.

Olivia Palermo dhe Johannes Huebl

Momenti më i bukur: Çifti është shfaqur dy herë në muajin e modës. Ky moment është nga udhëtimi i tyre nga New York në Paris.

Bella Hadid dhe The Weeknd

Momenti më i bukur: Kur të dy shtrënguan duart për herë të parë në Met Gala, duke dhënë intervista. Bella shkëlqeu me një fustan voluminoz nga Givenchy.

Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham

Momenti më i bukur: Kur Rosie debutoi me unazën e fejesës këtë vit në Golden Globes, veshur me fustan Versace.

Karlie Kloss dhe Joshua Kushner

Momenti më i bukur: Ata bënë më të mirën në Time 100 Gala.

Cara Delevingne dhe Annie Clark

Momenti më i bukur: Ndërsa të dyja fokusohen në street style, Cara dhe Annie kanë tërhequr vëmendjen me një look të pazakontë në Museum of National History.

FKA Twigs dhe Robert Pattinson

Momenti më i bukur: Pamja e tyre në Met Gala ishte plotësisht e kuruar dhe stili personal unik. Fustani nga Versace i FKA shkonte plotësisht me kostumin e Rob bardhë e zi.

Irina Shayk dhe Bradley Cooper

Momenti më i bukur: Kur ata u shfaqën së bashku në Met Gala. Dyshja bëri edhe disa lojëra me foto në Instagram derisa dolën publikisht bashkë.

Ciara dhe Russell Wilson

Momenti më i bukur: Kur u martuan, sigurisht, dhe Ciara zgjodhi një fustan nga ‘Cavalli Couture’.

Chrissy Teigen dhe John Legend

Momenti më i bukur: Ata u bënë prindër të vajzës Luna, por nuk hoqën dorë nga daljet mbrëmjeve e festave (si ky rast p.sh) kur Chrissy vijon të veshë fustane provokuese dhe taka të larta.

George dhe Amal Clooney

Momenti më i bukur: Kur George dhe Amal u shfaqën në tapetin e kuq në Kanë për të treguar stilin e tyre unik. George kishte unazën e martesës, por pjesa tjetër e shkëlqimit erdhi nga Amal veshur me fustan Versace dhe bizhuteri korale.

Kanye West dhe Kim Kardashian

Momenti më i bukur: Po, në shumë raste, Kanye vishet aq sa djersin, ndërsa Kim vazhdon të ekspozojë trupin e saj seksi. Por look-u i tyre te MTV VMA ishte i thjeshtë, i përshtatshëm dhe… hot. Kim, me një fustan vintage nga Galliano, qëlloi sërish në shenjë.

Sarah Snyder dhe Jaden Smith

Momenti më i bukur: Sarah dhe Jaden duan të ulen gjithmonë në vendin e parë në çdo fashion show të preferuar, por look-u i tyre street style për prezantimin e  “Hood By Air” ishte mbi gjithë të tjerët në NYFW.

Alicia Vikander dhe Michael Fassbender

Momenti më i bukur: Hollywood-i ka rënë në dashuri me romancën e Alicia dhe Michael, por kjo dalje e tyre ishte në tapetin e kuq të premierës “The Light Between Oceans”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button