Ja pse macet gërhasin

Nga macet e shtëpisë tek gatopardët, shumica e specieve felide prodhojnë një zhurmë të tipit “gërhitje”, sipas profesorit veterinar të Universitetit të Kalifornisë, Lezli Lajëns. Macet shtëpiake gërhasin në një sërë situatash – ndërsa janë duke u dhënë gji koteleve të tyre, kur përkëdhelen nga njerëzit, madje edhe kur ata janë të stresuara. Po, e lexuat saktë:macet gërhasin edhe kur ata janë të lumtura, dhe kur janë të mërzitura. Kjo ka bërë që zbulimi i funksionit të gërhitjes, të jetë diçka shumë e vështirë për shkencëtarët, shkruan bota.al.

Një mundësi është se kjo nxit rritjen e kockave, shpjegon Lajësn për “Scientific American”. Gërhitja përmban frekuencave tingujsh në diapazonin 25- 150 Herc, dhe tingujt në të është dëshmuar se përmirësojnë dendësinë e kockave dhe nxitin shërimin. Për shkak se macet kursejnë energji duke fjetur për periudha të gjata kohore, gërhitja mund të jetë një mekanizëm i përdorimit të pakët të energjisë, për të mbajtur të shëndetshëm muskujt dhe kockat pa i përdorur ato.

Natyrisht, macet gërhasin edhe kur nuk janë të plagosura.

Për shembull, shumë mace shtëpiake gërhasin për të treguar se kanë uri. Një studim i kohëve të fundit në Britaninë e Madhe, tregon se disa mace kanë zhvilluar edhe një gërhitje të veçantë për t’u kërkuar ushqim pronarëve të tyre. Kjo “gërhitje e padurimit” përfshin klithmat me frekuenca të ngjashme si ato të foshnjave të njeriut. Këto mace psikologjisin pronarët e tyre – gjithçka për më shumë ushqim. Megjithatë, ky studim nuk shpjegon se pse macet gërhasin në të gjitha situatat. Dhe shkencëtarët nuk kanë gjasa të mësojnë më shumë, deri kur macet të mësojnë t’u flasin njerëzve…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button