Pjesa më e madhe e qyetarëve të Maqedonisë janë për Klintonin sesa për Trampin

Në Maqedoni numri më i madh i qytetarëve do të votonin për Hilari Klintonin në raport me Donald Trampin, tregojnë rezultatet nga anketa globale për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA në WIN/Gallup International, të zbatuar gjatë gushtit dhe shtatorit mes gjithsej 44.194 burrave dhe grave.

Sipas anketës, 48% e qytetarëve të Maqedonisë janë prononcuar se do të votonin për Klintonin, kundrejt 20% të cilët do t’i jepnin mbështetje Trampit, ndërsa 32% kanë qenë të papërcaktuar.

Sondazhi i zbatuar në 45 vende, duke mbuluar pothuajse 75% të popullatës botërore, tregon se Hilari Klinton është në avantazh para Donald Trampit në të gjitha vendet përveç Rusisë.

Diametralisht është ndryshe situata në Rusi, ku simpatizantë të Trampit janë 33 % ndëtrsa të Klintonit 10%. Në Kinë, më shumë e favorizojnë Klintonin (53%) kundrejt Trampit (44%). Në SHBA, avantazhi i Hillari Klintonit para Trampit është 7% (48% do ta mbështesnin Klintonin në krahasim me 41% që do të mbështesin Trampin, dhe 11% janë të pavendosur), thonë rezultatet e WIN / Gallup International.

Mes të anketuarve, 69% janë përgjigjur se ka ndikim të madh ose shumë të madh në vendet e tyre, se kush do të zgjedhjet për president të SHBA-së (në Maqedoni 57%. Për pyetje të politikës publike 78% e të anketuarve këshillojnë që presidenti i ardhshëm të mos përkushtohet vetëm intereset lokale amerikane, por të fokusohet në interesat e mbarë botës, ose t’u japë prioritet të barabartë probleme lokale dhe globale (në Maqedoni 57%).

Konstatimet e anketës globale janë prezantuar javën e kaluar në Nju Orleans, SHBA, në kongresin vjetor të ESOMAR, asociacion ndërkombëtar profesional të hulumtuesve të mendimit publik dhe marjetingut, ndërsa konstatimet detajore janë të kapshme në (www.Gallup-international.com), uebdaqe e rrjetit të pavarur të afjencive hulumtuese, WIN/Gallup, Asociacioni ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button