Milevski shpall listën për sfidën historike ndaj Skocisë

Seleksionuesi  reprezentacionit të Maqedonisë U21, Bllagoja Milevski sot ka publikuar listën me emrat e futbollistëve që do të dalin në ndeshjen më të rëndësishme për në kuadër të kualifikimeve për KE 2017 në Poloni kundër Skocisë.

Seleksionuesi Milevski për ndeshjen në fjalë ka ftuar dy futbollistët e Shkëndijës që janë larguar nga ekipi i parë Besir Demirin dhe Egzon Bejtuallain, ndërsa gjithashtu në këtë përbërje bëjnë pjesë edhe katër futbollistët tjerë shqiptar Mevlan Murati i Shkëndiës, Visar Musliu dhe Remzifaik Selmani të Renovës dhe Enis Bardhi që luan në kampionatin hungarez te Ujpeshti. Është konfirmuar se Enis Bardhi është i lënduar, por ai ka thënë se pritet të rehabilitohet dhe të luajë në këtë sfidë historike për Maqedoninë.

“Kjo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme. Me meritë jemi lider në tabelë dhe kjo na jep motivacion për të besuar se edhe në ndeshjen e fundit, djemtë do të luajnë në nivelin e tyre më të lartë. Siç po e shihni në listë janë edhe Demiri dhe Bejtullai, dy lojtar me kualitet të madh. Nuk dua që të ndërhyj në politikën që e zbaton skuadra e Shkëndijës, por unë kam besim të madh tek të dytë. Sa i përket Bardhit, ai ka lënduar muskulin e këmbës dhe është vënë menjëherë nën terapi. Ka edhe dhjetë ditë deri në ditën kur do të zhvillohet ndeshja dhe besoj se do ta rehabilitojmë për të luajtur”, deklaroi Milevski pas publikimit të listës. Ndeshja Maqedonia U21 – Skocia U21 do të zhvillohet në stadiumin “Filipi i dytë” në Shkup më 11 tetor me fillim në orën 18:45 minuta. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button