Mos i lidhni fëmijët, ja çfarë mund t’u ndodhë më vonë

Mjekët australianë kanë paralajmëruar prindërit e fëmijëve të porsalindur lidhur me pasojat që mund të ketë lidhja dhe mbështjellja me pelena. Praktika e lidhjes së bebes, shumë e ndjekur edhe në Shqipëri, mund të çojë edhe në nevojën për operacion në zonën e legenit, shkruan gazetaexpress.com

Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për t’u qetësuar atyre dhimbjet e barkut dhe për t’i ndihmuar të flenë, madje shihet edhe si një mënyrë për të parandaluar vdekjen e papritur të tyre.

“Në komunitetin e mjekëve ortopedë të Amerikës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Australisë, lidhja e bebeve është një shqetësim në rritje. Ajo mund të çojë në zhvillimin e displazisë së legenit”, thonë ata.

Fëmijët duhet të jenë të lirë që t’i lëvizin këmbët dhe t’i përkulin në “pozicionin e bretkosës”, thonë mjekët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button