Si në filma: Haraçinasi ka ikur nga Gjykata Penale e Shkupit nga dritarja

Një person 29 vjeçar nga Haraçina, dje ka arritur që ta mashtrojë gjykatësin, sigurimin e Gjykatës penale dhe policët të cilët e kanë ruajtur dhe ka ikur, njofton Portalb.

MPB ka njoftuar se haraçinasi i shpejtë, me urdhëresë të shkruar është sjellë në Gjykatë dje rreth orës 10 në zyrën e gjykatësit për paraburgim të menjëhershëm.

Pasi gjykatësi e ka nënshkruar urdhrin dhe zyrtarët policorë kanë dalë jashtë zyrës, A.B. e ka shfrytëzuar situatën më të mirë, gjegjësisht ka kërcyer nga dritarja e hapur e zyrës. Përndryshe, haraçinasi çdo të hënë është paraqitur në Gjykatë në lidhje me një rast për “ kontrabandë me emigrantë”.

Pas këtij versionit që e ka publikuar MPB në buletinin e sotëm, me demant është deklaruar Gjykata Penale. Sipas Gjykatës, i dyshuari fare nuk a hyrë në kabinetin e gjykatësit. Është arrestuar në Gjykatën e Shkupit nga ana e dy zyrtarëve policor të MPB-së, të cilët e kanë lënë vetëm përpara derës së gjykatëses dhe kanë dalë jashtë.

“I dyshuari me vetë-dëshirë ka dalë jashtë nëpërmjet hyrjes së përparme të Gjykatës dhe ka shkuar në drejtim të paditur. Policia gjyqësore nuk është e obliguar që t’i sigurojë personat të cilët sjellën pas urdhrit për shoqërim, për këtë sqarojmë se lëshimi është te zyrtarët policor të MPB-së”, kanë deklaruar nga Gjykata Penale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button