Lubço Georgievski: Çdo fshat të bëhet komunë

Lideri i VMRO-Popullore, Lubço Georgievski, propozon që çdo fshat të bëhet komunë dhe me atë të fitojë të hyra ekonomike dhe politike, njofton Portalb.

Ai në konferencën e sotme për shtyp tha se nëse ka zgjedhje kjo ide do të jetë pjesë e programit partiak.

“Çdo ditë i dëgjojmë VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në se si po luftojnë për zgjidhjen e problemeve të vogla. Ne duam që të plasojmë zgjidhje sistematiko politike e cila do të sjell shumë ndryshime në Maqedoni. Çdo fshat mund të bëhet komunë, të bëhet decentralizim total. Besoj se kjo do të pranohet nga shumë struktura”, ka deklaruar Georgievski, duke theksuar se ideja është që të zgjidhet çështja e emigrimit të njerëzve nga fshatrat në qytete dhe jashtë vendit, ndërkaq sipas tij, me këtë do të zgjidhet edhe sipas tij, padrejtësia e madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button