Rasti “Lagjja e Trimave- Kumanovë”: Do të ftohen edhe politikanë si dëshmitarë

Viktor Denkovski dhe Shaban Jashari janë dëshmitarë në rastin Lagjja e Trimave- Kumanovë, të cilët janë të pakapshëm nga organet e ndjekjes dhe të njëjtit nuk janë paraqitur në seancën e sotme gjyqësore. Derisa, dëshmitari Murat Lutfiu është ndërprerë gjatë dëshmisë së tij dhe është caktuar për seancën tjetër, raporton Portalb.

Gjykatësja Verka Petrovka sot në seancë njoftoi se dëshmitarët Viktor Denkovski dhe Shaban Jashari nuk janë gjetur në adresat e tyre zyrtare dhe të njëjtit janë të pakapshëm për organet e ndjekjes.

Dëshmitari Murat Lutfiu është ndërprerë gjatë dëshmisë së tij në gjykatë Prokuroria Publike ka kërkuar që me të njëjtin të fillojnë me pyetje të kryqëzuara, sepse sipas PP-së, disa pjesë të dëshmisë së dëshmitarit dallojnë nga deklarata e të njëjtit për Prokurorinë Publike. Me këtë kërkesë të PP-së nuk është pajtuar pala mbrojtëse, sepse kjo e fundit nuk e posedon proces verbalin e deklaratës së parë të dëshmitarit. Prandaj, dëgjimi i dëshmitarit do të vazhdojë në seancën tjetër, kur pala mbrojtëse do ta ketë proces verbalin e deklaratës së parë të dëshmitarit Murat Lutfiu. Në ndërkohë gjykatësja ka propozuar që të vazhdohet me materialet që i posedon Prokuroria Publike.

Avokati i palës mbrojtëse Asmir Alispahiç ka zbuluar tani kur po përfundohet me dëshmitarët e PP-së, pala mbrojtëse vetëm se ka propozuar disa dëshmitarë.

“Mbrojtja ka një numër të madh të dëshmitarëve. Disa prej tyre janë propozuar. Por, nuk do t’i zbuloj para opinionit. Me kohë do të informoheni se për kë bëhet fjalë. Për kë kemi njohuri se mund të dëshmojnë do t’i ftojmë, qoftë politikanë apo qytetarë të thjeshtë… me qëllim për të dalë e vërteta”, tha avokati Alispahiç.

Vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button