E para që arrin mbi 100 milionë ndjekës në Instagram

Është Selena Gomez mbretëresha e re e Instagramit.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, ka qenë e para që ka thyer “murin” e 100 milionë ndjekësve.

Në vend të dytë të renditjes, është mikesha e saj, Taylor Swift, e cila ka ndaluar “vetëm” në 91.4 milionë fansa, e ndjekur në distancë nga Beyonce (85.3 milionë).

Në vend të katërt nuk kishte si të mungonte Kim Kardashian, e cila pavarësisht nga fotot seksi, ka qëndruar jashtë podit së bashku me 83.6 milionë ndjekës.

Aktualisht, e fejuara e Justin Bieber, ka zgjedhur të qëndrojë larg projektorëve për t’u shëruar nga depresioni. Po ashtu, yllit të muzikës pop, i janë shfaqur disa njolla në trup dhe ajo ka anuluar koncertet e turit botëror “Revival” për t’u mjekuar.

Edhe profili i saj në Instagram është i qetë prej disa javësh (fotoja e fundit e publikuar daton në gusht), por në muajin e fundit, Gomez ka vazhduar të mbajë kontakte në rrjetet sociale, transmeton Shqip.

Nuk është hera e parë që Selena thyen një rekord: disa kohë më parë, pak orë pas “mësymjes” së një fotoje të fushatës së re të “Coca Cola”-s, 20-vjeçarja ka qenë e para që mori 4 milionë “pëlqime”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button